Faredin Sylaj lirohet nga të gjitha akuzat
Gjilan – Faredin Sylaj inspektor tatimor në ATK e Gjilanit është liruar nga akuzat me arsyetimin se ndaj tij nuk ka pasur elemente të veprës penale. Avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha se vendimi i Gjykatës është i drejtë sepse në asnjë rrethanë nuk është dëshmuar fajësia e klientit tim.
Gjykata Themelore në Gji9lan në shkallën e dytë e ka liruar nga të gjitha akuzat Faredin Sylajn inspekto tatimor në ATK e Gjilanit i dënuar me 10 muaj burgim në shkallën e parë dhe i kthyer në rigjykim më pastaj.
Avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha për rajonipress se vendimi i Gjykatës së shkallës së dytë është i drejtë sepse në asnjë rrethanë nuk është vërtetuar se Faredin Sylaj ka qenë kryes i veprave penale që akuzohej.
Ndryshe Faredin Syla është akuzuar për veprat penale” keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe në dy raste “marrja e ryshfetit”.
Sylaj në burg ka qëndruar nga data 05.02.2014 deri më 19.03.2014 derisa më pastaj ka vazhduar me arrestin shtëpiak nga data 19.03 deri më 19.05.2014. Ka qenë i suspenduar dhe tani pret t`i kthehet punës së mëhershme./rajonipress/


