Eko Higjiena

Në Gjilan hapet Panairi Regjional për promovimin e produkteve vendore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka bërë sot hapjen e panairit regjional “Gjilani 2016”, i cili organizohet me qëllim që të promovohen produktet vendore të kësaj Komune. Panairin e ka shpallur të hapur kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili tha se ky është viti i tretë që po organizohet dhe për çdo vit po merr formë.

“Është viti i tretë që po e organizojmë Panaxhyrin e Gjilanit dhe çdo vit e më shumë po merr formë. Ky tashmë është profilizuar dhe organizohet në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve. Sot edhe nesër do të keni mundësinë të shihni vetëm një pjesë të prodhimeve vendore që janë në Gjilan, kryesisht agrokultura dhe sektorët e saj, por nuk përfshinë edhe degët e industrisë dhe degët tjera që Gjilani tashmë i ka të profilizuar dhe i ka aktivitet ekonomik”, ka deklaruar kryetari Haziri, duke iu referuar prodhuesve të Gjilanit si shembull i punës dhe mundit.

“Duke dashur që të shkëmbehet përvoja dhe me qenë më afër bashkatdhetarëve, unë iu dëshiroj në veçanti ndërmarrjeve dhe prodhuesve që kanë ardhur në këtë panair që të vazhdojnë të punojnë dhe ne ju referohemi si shembull të mirë të punës e mundit, jo vetëm si biznes familjar, por si biznes që është zhvilluar më shumë me mundësi që njerëzit të punojnë dhe të jetojnë këtu. Ju uroj suksese”, pohoi Haziri.

Zëvendësministri i Diasporës, Sahit Krasniqi, pasi ka përgëzuar Komunën e Gjilanit për organizimin, tha se ky panair i produkteve vendore i ka dy mesazhe.

“Mesazhi i parë është për t’iu treguar të gjithë qytetarëve tanë se edhe prodhimet tona vendore janë produkte cilësore që mund të konsumohen brenda Kosovës dhe të eksportohen. Dhe mesazhi dytë është se organizohen për nderë të ardhjes së mërgimtarëve tanë”, ka thënë Krasniqi.

Eco Higjiena

Ndërkaq, Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, resori i të cilit e ka organizuar këtë panair me përkrahjen e kryetarit Haziri, tha se në këtë panair do të shfaqen të gjitha kapacitetet e Komunës sonë dhe ato që duhet të njihen nga të gjithë qytetarët që jetojnë në Gjilan dhe mërgatë.

Panairi do të qëndroj i hapur për dy ditë me radhë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.