Haliti: Autostrada dobiprurëse për rajonin e Anamoravës
Gjilan – Burim Haliti – Sekretar i ISLD-së thotë për rajonipress se ideja për ndërtimin e autostradës në rajonin e Anamoravës është e mirëseardhur dhe dobiprurëse për rajonin, sepse ndikon në lehtësimin e zhvillimit të jetës për qytetarët e kësaj ane.
“Politika rajonale gjilanase duhet të jetë e unifikuar që ky projekt të realizohet sa më parë që të jetë e mundshme sepse është një moment i fundit që të bëjmë diçka pozitive për qytetarët e kësaj zone të cilët e meritojnë më shumë se kushdo tjetër, pasiqë janë qytetarë të përgjegjshëm në pagesat e taksave dhe tatimeve shtetërore ku participojnë në buxhet të shtetit me një përqindje të lartë” shprehet Haliti.
Halitit thotë se këtë projekt politika aktuale nuk duhet ta ndërlidh me shpresën ekonomike, sepse ndërtimi i autostradës nuk e zhvillon ekonomikisht rajonin e Anamoravës, mirëpo mund të jetë një faktor i cili ndikon në zhvillimin e këtij rajoni dhe ngritjen e standardit jetësor. “Mirëpritet ndërtimi i kësaj autostrade, por ekonomikisht nuk konsiderohet se do të kemi zhvillim ekonomik, por krijim të infrastrukturës dhe mundësi për të zhvilluar rajonin” tha Haliti./rajonipress/


