Gjendet e dyshuara që shkaktoi aksident trafiku dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes
Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime që kishte ndodhur me 19 Korrik 2016 rreth orës 09:30 në hyrje të Kllokotit ku vetura Peugeot me targa 06 me vozitëse shqiptare kishte goditur veturën Mercedes me targa Zvicerane pronë e një shqiptari shtetas i Kosovës me punë të përkohshme jashtë Kosovës, dhe e njëjta nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes, mirëpo pas hetimeve në vazhdim është gjetur e dyshuara dhe e njëjta ka pranuar se ka shkaktuar aksidentin, ku ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

