Aliu: Po largohem nga AAK-ja sepse nuk u plotësua asnjë premtim elektoral
Gjilan – Abedin Aliu ish nënkryetar i nëndegës së AAK-së në Gjilan ka braktisur AAK me arsyetimin se nuk është plotësuar asnjë premtim elektoral. Me këtë akt dëshiroj të mos bëhem pjesëmarrës pasiv në shkatërrimin e kësaj partie. Ju njoftoj se realisht nëndega e AAK-së në fshatin Uglar si kryesi është inegzistente thuhet në njoftimin e Abedin Aliut.
Ju njoftoj se për shkak të rrethanave të krijuara në nëndegën e fshatit Uglar, dorëheqjes së mëhershme të kryetarit i cili ishte njëkohësisht edhe kryetar i ARK-së në degë, pasivitetit total të kësaj nëndege e që është edhe rezultat i painteresimit total të udhëheqjes së degës në Gjilan, që nga koha e hyrjes në koalicion me LDK -në, mosplotësimit të asnjë premtimi elektoral dhe shumë të tjera; Deklaroj dorëheqjen time nga pozita e Nënkryetarit të nëndegës dhe anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të Degës së AAK-së në Gjilan.
Me këtë akt dëshiroj të mos bëhem pjesëmarrës pasiv në shkatërrimin e kësaj partie.
Ju njoftoj se realisht nëndega e AAK-së në fshatin Uglar si kryesi është inegzistente thuhet në njoftimin e Abedin Aliut dërguar Rexhep Kadriut dhe medieve./rajonipress/


