Në Shillovë tentohet të plaçkitet pompa e benzinës, kapet serbi i dyshuar nga policia
Gjilan – Policia e Kosovës ka reaguar me shpejtësi dhe në vendin e ngjarjes ka arrestuar njërin nga të dyshimtit, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit Serb kurse i dyshimti tjetër, i njohur për Policinë ka arrit të ikë me një motoçikletë. Ne vendin e ngjarjes është gjetur një armë.
Me 21 korrik 2016 rreth orës 14:00,Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se te pompa e benzinës në fshatin Shillovë është një grabitje në progres dhe se të dyshimtit janë të armatosur, dhe pas rezistencës së qytetarëve, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Policia e Kosovës ka reaguar me shpejtësi dhe në vendin e ngjarjes ka arrestuar njërin nga të dyshimtit, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit Serb kurse i dyshimti tjetër, i njohur për Policinë ka arrit të ikë me një motoçikletë. Ne vendin e ngjarjes është gjetur një armë.
Policia e Kosovës në kërkim për të dyshimtin e dytë në afërsi të fshatit Shillovë kanë gjet edhe motoçikletën me të cilën besohet se ka ikë njeri nga të dyshimtit.
Në këtë ngjarje të grabitjes ka pasur edhe persona tjerë të lënduar nga ana e banorëve.Tre persona të gjithë Serb Shtetas të Kosovës janë lënduar apo plagosur nga arma e zjarrit.
Të gjithë të lënduarit janë sjellë në spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.
Njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u marr me rastin njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

