Hynë me armë në diskotekë, arrestohet nga policia
Gjilan – Me 21 Korrik 2016 rreth orës 01:00 në rrugën e Kamenicës, dy zyrtarë Policor të Policisë së Kosovës derisa kanë qen fare pranë diskotekës “STOP” kanë marr informatë nga një punëtor i sigurimit për një rrahje në progres brenda diskotekës, zyrtarët policor kanë reaguar me urgjencë dhe me të arritur kanë vërejtur të dyshuarin K.I. (1998), Shqiptar Shtetas i Kosovës, me armë në dorë që ka tentuar të hyj në diskotekë.
Zyrtarët e lartshënuar kanë arritur që ta fusin nën kontroll, dhe ta arrestojnë të dyshuarin, po ashtu kanë arritur që t’ia konfiskojnë armën, ndërsa personi tjetër i dyshuar, i involvuar në këtë rast, i njohur për policinë ka arritur të ik nga vendi i ngjarjes, dhe është në kërkim.
Njësitet reaguese nga stacioni policorë i Gjilanit ju kanë përgjigjur thirrjes për asistim, njësitet e krim teknikës së stacionit kanë bërë procesimin e vendit të ngjarjes, është konfiskuar arma Pistoletë Brovin, me shtatë (7) copë fishek të kalibrit 7.65 dhe një karikator.
Gjatë kontrollimit të veturës së të dyshuarit me targa 06 është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e ftohtë (thikë), është konfiskuar, poashtu edhe vetura.
I dyshuari është sjellur në stacionin policor ku edhe është intervistuar. Janë intervistuar edhe dëshmitarë tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, i njëjti ka urdhëruar që të ngritët kallëzim penal ndaj të dyshuarit të lartshënuar, rasti të klasifikohet “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Kanosje” i dyshuari ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar./rajonipress/


