Drita mposht Ulpianën për të ruajtur hapin në kreun e tabelës
Në javën e 27 të Superligës së Kosovës në futboll, Drita si mysafire ka arritur fitore të rëndësishme duke e mposhtur Ulpianën në Lipjan me rezultat 2-3. Në një ndeshje mjaft interesante ku vendësit kërkonin pikët e shpëtimit e Drita për kreun e tabelës u shënuan plot 5 gola.
Serinë e golave për Dritën e hapi Muharrem Jashari në minutën e 5-të, i cili shërbehet nga futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme Marko Simonovski. Vendësit arrijnë të barazojnë rezultatin pas 15 minutave, së pari Qerimi e gjenë Ermir Rezin i cili shënon gol mjaft të bukur.
Pesë minuta më vonë në minutën e 25-të, Almir Kryeziu e shërben Simonovskin i cili me kokë mposht portierin Thaqin për 1-2. Në minutën e fundit të pjesës së pare, vendësit arrijnë të barazojnë për të dytën here, Qerimi harkon nga këndi e më kokë shënon Akil Makolli 2-2.
Në pjesën e dytë Drita kërkonte golin e epërsisë dhe këtë e arrinë në minutën e 60-të, Marko Simonovski nga 16 metra gjuan bukur duke e lën portierin Thaqin të shtangur 2-3, njiherit ishte goli i 13 i Simonovskit në këtë stinorë.
Në javën e 28-të, Drita udhëton në Drenas për tu takuar me Feronikelin i cili është “përshëndetur” nga Superliga./rajonipress/


