UBT

Broja flet para përballjes me Serbinë: Shkojmë për fitore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kombëtarja e Shqipërisë po kryen përgatitjet e fundit para përballjes me Serbinë që do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovc.

Armando Broja u shpreh se atmosfera në skuadër është shumë e mirë, me lojtarët të përqendruar dhe të bashkuar për të dhënë maksimumin në fushë.

Sulmuesi kuqezi theksoi se pavarësisht se i mungon goli, fokusi i tij mbetet tek ekipi dhe te suksesi kolektiv, ndërsa shtoi se Shqipëria ka shanse reale për të arritur objektivin dhe do të luftojë deri në fund për ëndrrën e Botërorit.

Është ndeshja e duhur që Broja të rikthehet te goli dhe të marrim fitoren? – Për mua, më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen, të marrim 3 pikët, rezultatin që na duhet. Normalisht, kam qejf të bëj gola, por më e bukura është të fitojmë ndeshjen dhe të ndihmoj ekipin me pasime, topa dhe gola, nëse do të kem mundësi. Por, më e rëndësishme për mua është të fitojmë dhe të marrim 3 pikët.

HW

Si është atmosfera brenda ekipit? – Siç tha edhe Ajeti, kjo është një ndeshje futbolli shumë e rëndësishme. Jemi të fokusuar dhe të përqendruar, e dimë që është një ndeshje e madhe, dhe luajmë jashtë. Jemi bashkë, do të dëgjojmë trajnerin dhe do të bëjmë çdo gjë në fushë për fitore.

Sa të mungon goli? – Kam mundësi për të bërë gola në çdo pozicion, në krahun e majtë, të djathtë apo në mesfushë, varet si shkon ndeshja. Kam qejf të ndihmoj ekipin dhe trajneri më flet shpesh, sepse më thotë që duhet të jemi të fokusuar dhe të përqendruar për të shfrytëzuar rastet që mund të na dalin për të shënuar dhe për të fituar ndeshjen. Gjithashtu, kam qejf të ndihmoj ekipin edhe me asistime për gol. Më mungon goli, por nuk e kam mendjen aty, dua të fitojmë ndeshjen.

Sa shanse kemi për të fituar dhe sa e besoni ëndrrën e Botërorit? – Kemi shanset maksimale. Kemi një grup të vështirë, me Anglinë dhe Serbinë. Të gjitha ekipet kanë shanset e tyre, por ne do të luftojmë deri në fund. Jemi të fokusuar për ndeshjen e radhës dhe duam të fitojmë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.