ARKATANA

Rutte: NATO dhe aleatët po ndihmojnë në ruajtjen e paqes në Kosovë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka përmendur Kosovën gjatë një fjalimi në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rolin e Aleancës dhe kontributin e Gardës Kombëtare të Iowa-s në vend.

Rutte mori pjesë në Des Moines në diskutimin “A Conversation on NATO’s Future”, të organizuar nga Chicago Council on Global Affairs, së bashku me përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së në NATO, ambasadorin Matthew G. Whitaker.

Duke folur për rëndësinë e NATO-s për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe kontributin e aleatëve në ruajtjen e paqes, Rutte e veçoi Kosovën si një nga shembujt konkretë të bashkëpunimit.

“Së bashku, ne ndihmojmë në ruajtjen e paqes në Kosovë”, deklaroi Rutte.

Ai theksoi gjithashtu lidhjen e veçantë ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s, duke përmendur kontributin e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të këtij shteti amerikan.

Rutte tha se Kosova është shtet partner i Iowa-s dhe se pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s kanë dhënë mbështetje dhe trajnim të rëndësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përmendur në këtë kontekst edhe KFOR-in.

FIDANISHTJA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e përdori Kosovën si një nga shembujt për të argumentuar se bashkëpunimi brenda Aleancës ka ndikim konkret në sigurinë ndërkombëtare.

Gjatë fjalimit, Rutte foli gjerësisht edhe për rolin e NATO-s në sigurinë e Evropës, Atlantikut dhe Arktikut, si dhe për rëndësinë që aleatët të rrisin kapacitetet e tyre mbrojtëse.

Ai përmendi gjithashtu luftën në Ukrainë, duke thënë se NATO po ndihmon Kievin të mbrohet nga agresioni rus dhe se siguria e Ukrainës është e lidhur ngushtë me sigurinë e vendeve të Aleancës.

Vizita e Rutte në Iowa përfshiu edhe Gardën Kombëtare të këtij shteti. NATO njoftoi se Rutte dhe Whitaker vizituan selinë e Forcave të Përbashkëta të Gardës Kombëtare të Iowa-s në Camp Dodge, ku vlerësuan pjesëtarët e saj për kontributin në misionet dhe stërvitjet e NATO-s, veçanërisht në misionin e KFOR-it në Kosovë.

KFOR-i vazhdon misionin e tij në Kosovë, ku sipas NATO-s ka për detyrë të kontribuojë në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet.

Pas qëndrimit në Iowa, Rutte ka udhëtuar drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.