Eko Higjiena

Në Pogragjë të Gjilanit realizohet plani taktik i antidrogës së Policisë së Kosovës i koduar me emrin “Kalaja”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Ky aksion ka vë në pranga të dyshuarin për “posedim/shitblerje të paautorizuar të substancave narkotike”.

Të hënën rreth orës 13:00, hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës në Gjilan pas një pune hetimore, me urdhër të organeve të drejtësisë realizuan një plan taktik të koduar me emrin “Kalaja” duke realizuar një bastisje në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

UBT

Gjatë realizimit të bastisjes në shtëpinë e dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar prova apo dëshmitë si në vijim:
• (280.7) gr. marihuanë
• (140) gr. marihuanë
• (8.6) gr. marihuanë
• (3.3) gr. fara për kultivim
• (0.6) gr. kokainë
• (1450) euro para të gatshme
• (30) franga para të gatshme
• (1) elektroshok
• (3) peshore elektrike
• (27) copë municion (fishek) të kalibrit të rendë
• (2) copë (fishek) të kalibrit A/47

Në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit të dyshuarit i lëshohet Vendimi mbi ndalimin për 48 orë ka njoftuar policia e Kosovës./rajonipress/