UBT

Lutfi Haziri, takime të ndara me kryetarin e Kumanovës dhe atë të Likovës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në kuadër të bashkëpunimit të mikro-regjionit Gjilan-Preshevë, Kumanovë-Tregovishtë, në të cilin regjion janë të përfshira 17 komuna, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar sot në takime të ndara kryetarin e Kumanovës, Zoran Damjanovski dhe atë të Likovës, Sadulla Durakun.

Gjatë takimit me kryetarin e Kumanovës është diskutuar për hapjen e pikës kufitare Stanqiq-Bellanoc, i cili është në fazën finale, duke u potencuar se do të lehtësoj udhëtimin e banorëve Gjilan-Kumanovë.

Po ashtu, në këtë takim u fol për përgatitjet e projekteve të përbashkëta regjionale, derisa u dakorduan që të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.

Eco Higjiena

Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me kryetarin e Likovës, Sadulla Durakun, kanë vizituar bashkërisht rrugën deri në afërsi të kufirit.

Kryetari Haziri, gjatë ditëve në vijim pritet të takoj edhe kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit, e më pas do të zhvilloj takime të veçanta me kryetarët e Komunave të lindjes së Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.