Shtetasja nga Shqipëria po e shantazhonte gjilanasin, prangoset nga policia
Gjilan – Me datën 18.03.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, duke i kërkuar para.
E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


