Policia sekuestron një armë automatike AK-47 në Gjilan, i dyshuari hetohet në procedurë të rregullt
Gjilan – Një person është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan, pasi gjatë një kontrolli të realizuar në shtëpinë e tij, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të tipit AK-47, e cila dyshohet se mbahej pa autorizim.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar lidhur me rastin e cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”.
Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arma e sekuestruar është konfiskuar si provë materiale, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit./rajonipress/


