Agim Kryeziu në vend të Besim Gudës
Gjilan – Zyra e drejtorit Curr Gjocaj tha se është emëruar Agim Kryeziu ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjilanit pas dorëheqjes së Besim Gudës nga ky post.
Agim Kryeziu ka konfirmuar për rajonipress se është caktuar ushtrues detyre i drejtorit në spitalin e Gjilanit.
Ky ndërrim erdhi pasiqë Besim Guda dha dorëheqje pas akuzave të ngritura në rastin Stena dhe akuzës tjetër që ka në Prokurorinë e Gjilanit./rajonipress/


