Fundamenti

Në Gjilan fillojnë aktivitetet maratonike në shënim të Muajit të Mërgimtarëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nisur mbrëmë aktiviteti i parë që shënon hapjen e Muajit të Mërgimtarëve me moton Ti je pjesë e atdheut.

Ka qenë filmi për fëmijë “Na ishte një herë një vajzë” ai i cili e hapi Muajin e Mërgimtarëve, derisa u shfaq në ambientin e hapur, në amfiteatrin e bukur të parkut e ri në lagjen “Dardania”.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se pjesëmarrja kaq masovike e fëmijëve në shfaqjen e këtij filmi e ka bërë krenar, ndërsa ka falënderuar qytetarët tanë që jetojnë në diasporë për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në zhvillimin e Gjilanit, Anamoravës dhe mbarë Kosovës.

FIDANISHTJA

“Komuna e Gjilanit ndihet krenare me mërgimtarët tanë që jetojnë në Europë e Amerikë e kudo në botë. Për këta dy muaj sa qëndroni në Gjilan, ju jeni vlera më e madhe që ne e kemi në Komunën tonë. Falënderim përjetë për punën e madhe që e kanë bërë për zhvillimin e Komunës sonë”, ka thënë Haziri.

Ndërkohë, sonte në ora 20:30, do të shfaqen filmat e shkurtër për të rritur shqip “Çlirimi” dhe “Veç Kuq”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.