Edhe një nëndegë e AAK-së në Gjilan ngrinë aktivitetin
Gjilan – Elhami Zeneli i ka dërguar një letër kryesisë së degës së AAK-së në Gjilan ku e njofton atë për ngrirjen e aktivitetit të nëndegës në Vrapqiq. Jemi injoruar nga të gjithë dhe që nga zgjedhjet komunale asnjë vizitë nuk na është bërë as nga kryetari e as nga kryesia ka thënë Zeneli.
Në njoftimin e Elhami Zenelit dërguar medieve dhe Rexhep Kadriut e kryesisë së degës së AAK-së në Gjilan thuhet: “Të nderuar ju njoftoj se nëndega në Vrapqiq përkatësisht kryesia së bashku me mua si kryetar nëndege e ngrijmë aktivitetin tonë për këto arsye: Që nga zgjedhjet komunale asnjë vizitë nuk i është bërë kësaj nëndege nga kryetari apo kryesia e degës. Asnjë premtim i dhënë nga kryetari i degës nuk është plotësuar. Jemi injoruar totalisht nga të gjithë me faktin se ne atyre u paskemi shërbyer për interesa personale dhe për të qenë në pushtet.Andaj duke mos dashur që të jemi pjesëmarrës pasiv dhe të tjerët e posaçërisht kryetari i degës dhe kryesia të realizojnë interesat e tyre, ne e marrim këtë vendim” thuhet në njoftimin e Elhami Zenelit kryetar i nëndegës në Vrapqiq drejtuar Rexhep Kadriut dhe medieve./rajonipress/


