Në një aksident në Gjilan lëndime trupore pëson drejtuesi i motoçikletës
Gjilan – Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, raportohet se ka ndodhur një aksident në trafik, në të cilin kanë qenë të përfshirë një veturë udhëtarësh dhe një motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë.
Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili me autoambulancë është dërguar në qendrën emergjente mjekësore në Gjilan.
Rasti është duke u hetuar njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

