Fundamenti

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi njeri i zhvillimit të futbollit të Kosovës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, që nga rrugëtimi i lobimit të FFK-së në UEFA e FIFA e gjerë në pranimin e saj në këto dy asociacione ndërkombëtare, së bashku me ish-kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e cilësisë së futbollit Kosovar duke e bërë të barabartë Federatën e futbollit të Kosovës, me të gjitha Federatat Evropiane e Botërore.

Presidenti Ademi, me gjithë barrierat të cilat i kishte nga kundërshtarët e tij (disa individ) të cilët në mënyra të ndryshme për këto katër vite u munduan ta degjeneronin në mënyra të ndryshme, duke shpifur e akuzuar por nuk e arritën qëllimin e tyre, kryetari Agim Ademi u tregua një njeri profesionist i cili në asnjë moment nuk ra nën ndikimin e këtyre individëve, përkundrazi Ademi me stafin e tij punues arriti që FFK-së ta lartëson në UEFA e FIFA, duke marrë mbështetje të pakontestueshme për punën profesionale që bën nën drejtimin e kryetarit të FFK-së.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, arriti që të formon e organizon të gjithë grupmoshat në Kombëtaren e Kosovës në futboll, ai arriti që së bashku me FIFA e UEFA të ndërton stadiume në gjithë Kosovën, arriti që buxhetin e FFK-së ta pasuron duke ndarë mjete për të gjitha klubet kosovare, arriti që të ndërton Kompleksin e Futbollit të Kombëtares së Kosovës, arriti që shtëpinë e FFK-së ta shndërron në një shtëpi moderne me të gjitha kushtet, arriti të instalon sistemin VAR të futbollit, arriti të ju ndihmon klubeve me katapultat GPS, arriti t`i trajnojë gjyqtarët e futbollit në nivelet ma të larta, duke ju hapur mundësit që drejtësinë e futbollit ta ndajnë në ombrellën e FIFA-së, arriti për dy vite rresht në mënyrë dinjitoze me shumë ndihma për klube të udhëheq gjatë pandemisë COVID-19, arriti që në çdo paraqitje të tij në forumet e UEFA-së e FIFA-së, futbollin Kosovar ta paraqesë në mënyrën më të denjët duke marrë lëvdata nga krerët e këtyre dy institucioneve të futbollit Evropian e Botërorë.

Të gjitha këto të arritura kolosale të futbollit të Kosovës janë arritur nën drejtimin e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, i cili ka një mbështetje të madhe tek dashamirët e futbollit jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

Fundamenti

Me 6 prill, Federata e futbollit të Kosovës, do të ketë Kuvendin e saj zgjedhor për president katër vjeqarë, Agim Ademi është kandidat potencial që do të kandidohet edhe për një mandat katër vjeçar.

Një disponim të tillë e kanë shumë dashamirë të futbollit, klubet e futbollit, delegatë të rajoneve të futbollit të Kosovës, por mbi të gjitha presidenti Agim Ademi gëzon përkrahje të madhe në arenën ndërkombëtare e në veçanti nga UEFA e FIFA.

Dashamirët e futbollit të Kosovës dhe të gjithë ata delegat që kanë të drejt vote në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së me 6 prill ta përzgjedhin presidentin Agim Ademin për një mandat tjetër, pasiqë këtë e meriton dhe me këtë mandat të ri Ademi do ta pasuronte edhe më shumë futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, në të kundërtën futbolli i Kosovës do të humb shumë dhe do të humbte reputacionin në arenën ndërkombëtare.