Fundamenti

Paraqitjet fantastike, Trabzonspori po e blen përfundimisht Ernest Muçin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ernest Muçi ka qenë protagonist në dy fitoret e fundit të Trabzonsporit, duke shënuar tre gola dhe duke treguar se po bind me paraqitjet e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po jep frytet e huazimit dhe tashmë klubi turk po mendon seriozisht për të ardhmen e tij.

Për të blerë kartonin e 24-vjeçarit, Trabzonspori duhet të paguajë 8.5 milionë euro. Më parë, për huazimin janë shpenzuar 1 milion euro te Besiktashi.

Legia e Varshavës, klubi ku Muçi luajti më parë, ka ruajtur një klauzolë që garanton 10% të fitimit nga çdo shitje e ardhshme. Kjo do të thotë se Legia do të përfitojë nga çdo transferim i ardhshëm të Muçit.

Ernest Muçi fantastik me dy gola, i sjellë fitoren Trabzonsporit – shifra fantastike për aq sa luajti telegrafi.com

HW

Megjithatë, Trabzonspori nuk ka ndërmend të kalojë 10 milionë euro për të përfunduar operacionin, duke respektuar marrëveshjet paraprake me rivalët e Superligës turke. Si rezultat, as Besiktashi dhe as Legia nuk do të përfitojnë më shumë nga shumat e shpenzuara më parë, përveç klauzolës së përqindjes për Legian.

Muçi duket se është bërë një nga asetet kryesore të Trabzonsporit, ndërsa klubi turk po planifikon që ta mbajë të sigurt në ekip edhe për sezonet e ardhshme.

24-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 10 ndeshje me Trabzonsporin, derisa ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.