Eko Higjiena

Aksidentohen dy vetura, lëndohen pasagjerët dhe vozitësit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime, që ka ndodhur në Rrugën Gjilan – Kamenicë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksidenti rrugor të ketë ardhur kur vetura Pasat me tabela 06 me vozitës shqiptar shtetas i Kosovës ka qarkulluar në relacionin Kamenicë – Gjilan, fillon parakalim të pasigurt në kthesë në vijë të plotë dhe ndeshet me Vetura Suzuki me tabela po 06 e cila ishte duke qarkulluar në relacion të kundërt.

Mobi Casa

Si pasojë e ndeshjes lëndime trupore pësojnë dy vozitësit dhe pasagjerja e veturës Suzuki.

Në lidhje me rastin është kontaktuare prokurori i cila ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/