United Hospital

Lutfi Haziri: Një milion euro po i investojmë në projektin e rrugës Gjilan-Bujanoc

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, është shprehur të jetë tejet i kënaqur me punimet projektin e rrugës katër korsi Gjilan-Bujanoc.

“Rruga katër korsi Gjilan-Bujanoc (hyrje-dalje e qytetit) është investim i Komunës, me mbështetje të qeverisë. Është investimi më i madh që kap shifrën 1 milion euro, e që punimet janë duke shkuar shumë mirë”, ka thënë Haziri.

I pari i gjilanasve ka shfaqur shpresën se deri në vjeshtën e këtij viti, projektet e mëdha infrastrukturore do të marrin formë dhe dukje tjetër.

Eco Higjiena

“Ne me Ministrinë e Infrastrukturës i kemi edhe 21 programe në hapje të ofertave, pra jemi në vlerësim. Besoj shumë që deri në vjeshtën e këtij viti, Gjilani në kuptimin e infrastrukturës, nëse i vendosim edhe hyrje-daljet e prezantuara ditë më parë nga ministri Zharku dhe Autostradën, do të filloj të marrin formë dhe dukje krejt tjetër”, ka potencuar kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

Projekti i ndërtimit të kësaj rruge, e cila nis nga kazerma e FSK-së, ka gjatësi prej 1260 metra, me gjerësi 27 metra dhe do të ketë brez të gjelbërimit, ndriçim, trotuare, staza për biçikleta dhe të gjitha kërkesat tjera urbane./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.