ARKATANA

Kamenica merr si model Prishtinën për trajtimin e qenve dhe maceve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Netëork of Peace Movement” (NOPM) në kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) ka organizuar takimin e katërt të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale për “Kushtet e mbajtjes së qenve dhe maceve dhe mënyrën e veprimit në rast të braktisjes ose humbjes së tyre”.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi.

Në përbërje të grupit punues kanë qenë zyrtarë ligjor, drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike, inspektorë nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrtar komunal, etj

Grupi punues i përbërë nga nëntë (9) anëtarë, ofruan diskutime dhe propozime në raport me rregulloren në fjalë, duke punuar përmes projektorit, ku u diskutuan dispozitat ligjore si dhe secilin nen veç e veç të rregullores me qëllim të plotësimit dhe harmonizimit të rregullores me legjislacionin primar dhe sekondar.

Uji Dea

Një rregullore e tillë është punuar edhe nga komuna e Prishtinës dhe si e tillë është duke gjetur zbatim të madh në praktikë. Gjithashtu është konsultuar edhe Ligji për Vetëqeverisje Lokale, dhe Statuti i komunës së Kamenicës.

Si rezultat i punës së përbashkët gjatë këtij takimi edhe anëtarët e grupit kanë dalur me draftin e parë të kësaj rregulloreje që do të procedohet më tutje (komitetin për politikë dhe financa për shqyrtim, votim në parim (lexim të parë) në kuvend komunal, komitet për politik dhe financa për lexim të dytë, debat publik, dhe përfundimisht në miratim final në Kuvendin Komunal pas leximit të dytë.

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.