SC Gjilani nuk qëndroi deri në fund, ndan pikët me Prishtinën
Në javën e 22-të, SC Gjilani dhe Prishtina kanë ndarë pikët, në një ndeshje tejet interesante. Skuadra e Gjilanit ka qenë dashur ndeshjen ta zhvillon në Prishtinë si mysafire me Prishtinën, por për shkak punimeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, kjo ndeshje është zhvilluar në Suharekë.
Ashtu siç është pritur këto dy skuadra treguan lojë të forte. Gjilani nuk qëndroi gjerë në fund, pasi në 10 minutat e fundit pëson dy gola duke asimiluar epërsinë që kishte prej 0-2.
Gjilani golin e epërsisë e shënon në minutën e 24-të, Gerhard Progni si zakonisht nga pika e bardhë ishte i pagabuar duke mposhtur portierin Nika 0-1.
Në pjesën e dytë “bardhëkuqet” e Gjilanit në minutën e 65-të, nëpërmjet Arbër Prekazit i cili pas rivenjës nga këndi nga ana e Prognit gjendet më së miri dhe me kokë shënon për 0-2.
Futbollistët e Prishtinës në 10 minutat e fundit vërsulen me të gjitha forcat drejt portës së portierit Arjon Ymerit.
Në minutën e 80 sulmuesi Otto John nga afërsia shënon duke ngushtuar epërsinë në 1-2.
Në minutat shtesë në 92, mesfushori Endrit Krasniqi nga gjuajtja e lirë nga 30 metra shënon gol fantastik për të barazuar rezultatin përfundimtar në 2-2.
Trajneri i Gjilanit Ismet Munishi pasë 90 minutave ka deklaruar “Mund të them se rezultati është real. Dominuam në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë pësuam golin e parë në mënyrë naïve, ndërsa për golin e Krasniqit e përgëzoj është, ai një futbollist i madh. Ne duhet të përmirësohemi edhe më shumë, Prishtina dha gjithçka nga vetja dhe me pas luftu kështu edhe me skuadrat tjera siç luftoi sot ndaj neve do të ishte në pozitë të pare, por sigurisht kanë pasur premija e le ti gëzojnë ato”.
Trajneri boshnjak i “bardhekaltërve” deklaroi. “Rezultati nuk është real, është dashur ta fitonim ne këtë ndeshje. Skuadrën po e penalizon fusha, ku edhe stërvitjet e ndeshjet sun pi zhvillojmë në stadiumin tone. Futbollistët e mi sot janë heronjë dhe i përgëzoj për angazhim”.
Gjilani pas këtij barazimi zë pozitën e dytë me 43 pikë. Në javën e 23-të, Gjilani është nikoqirë i Ulpianës./rajonipress/

