FIDANISHTJA

Amir Shaipi arrin marrëveshje me skuadrën turke

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Shaipi, duket se është pranë largimit nga Lugano pas pesë vitesh të kaluara te klubi zviceran.

25-vjeçari iu bashkua Luganos nga Schaffhausen në vitin 2021 dhe gjatë kësaj periudhe u shndërrua në një nga portierët më të rëndësishëm të skuadrës, duke regjistruar plot 180 paraqitje me fanellën bardhezi.

Një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij me Luganon ishte triumfi 4-1 ndaj St. Gallenit në finalen e Kupës së Zvicrës në maj të vitit 2022.

Megjithatë, situata e tij ndryshoi sezonin e kaluar pas ardhjes në huazim të David von Ballmoos, i cili mori rolin e portierit të parë. Pavarësisht kësaj, mungesat e shpeshta të zviceranit i mundësuan Shaipit të grumbullonte gjithsej 28 paraqitje gjatë sezonit.

Hidromorava

Lugano ka vendosur ta transferojë përfundimisht David von Ballmoos, gjë që ka shtuar gjasat që Shaipi të largohet këtë verë, një vit para skadimit të kontratës së tij.

Sipas gazetarit turk Resat Can Ozbudak, portieri kosovar ka arritur marrëveshje me Amed SK, skuadër që ka siguruar ngjitjen në Superligën e Turqisë për sezonin e ardhshëm.

Nëse transferimi finalizohet, kjo do të jetë aventura e parë e Shaipit jashtë futbollit zviceran. Gjatë viteve të zhvillimit të tij ai ka qenë pjesë e akademive të Schaffhausenit, Winterthurit dhe Grasshopperit.

Kalimi në Turqi mund të përfaqësojë një hap të rëndësishëm në karrierën e portierit kosovar, i cili synon të rikthehet si titullar i padiskutueshëm dhe të vazhdojë zhvillimin e tij në një kampionat më konkurrues./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.