Kapiteni Ardian Limani: Do të japim gjithçka për të fituar derbin
Gjilan – Në konferencë për gazetarë para ndeshjes kundër Ballkanit, ishte prezent kapiteni i Dritës, Ardian Limani. Limani shpreson se nesër me bashkëlojtarët e tij dhe me ndihmën e tifozëve “Intelektualëve”, pikët do të mbesin në Gjilan.
“Ne si skuadër jemi të gatshëm dhe të motivuar si asnjëherë më parë që nesër në ballafaqim me Ballkanin e cila është në formë kërkojmë që pikët nesër të mbesin në Gjilan. Ne kemi një përparësi pasiqë nesër tifozët tanë “Intelektualët”, do të na përkrahin në numër të madh të tyre. Jam i bindur që nesër të gjithë bashkëlojtarët e mi do ta japin atomin e fundit të energjisë”.
Ndeshja në mes Dritës dhe Ballkanit zhvillohet nesër (e shtune), fillon në ora 13:00 dhe zhvillohet ne stadiumin e qytetit ne Gjilan./rajonipress/


