Fundamenti

Rifati: Dinjiteti qytetar nuk kthehet me “stoma” nëpër rrugë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Këto ditë, në rrugën që lidh Gjilanin me fshatrat Malishevë, Uglar dhe Pogragjë, “përfundoi” projekti i rindërtimit dhe riaftësimit të tërësishëm të rrugës së komunikacionit. Për këtë projekt është çuar mjaft pluhur nga qarqet politike, ndërsa banorët e kësaj treve me shpresë e kanë pritur realizimin e tij. Megjithëkëtë, këtë projekt nuk mund ta vlerësojmë se është realizuar në mënyrë të mirëfilltë për arsyet e mëposhtme shprehet Fitim Rifati që është banor pikërisht nga Pograxha.

Fitim Rifati historian i njohur dhe banor nga fshati Pograxhë me mjaft interesim thotë se e ka përcjellur dhe pritur realizimin e rrugës Malishevë – Uglar – Pograxhë.

Por ka disa arsye që Fitim Rifati i ka paraqitur rreth këtij projekti.

Reagimi i plotë i Fiitim Rifatit.

Eco Higjiena

Së pari, në rast se është pretenduar që banorëve të këtyre trevave t’i kthehet dinjiteti qytetar përmes projekteve të tilla, të cilat, pos synimit për rindërtim dhe pompozitetit klasik (që jo rastësisht praktikohet), rrjedhimisht i kanë sjellë dy dëme kapitale banorëve të kësaj zone: dhunë psikologjike, e cila krijohet për shkak të dhjetëra pengesave që e shoqërojnë këtë rrugë nga fshati Malishevë deri në fshatin Uglar dhe dëme teknike të automjeteve pikërisht prej këtyre pengesave. Me vetëdije të plotë, asnjë njeri nuk investon në dëm të shëndetit të tij psiko-fizik dhe pasurisë së luajtshme teknike (automjeteve).

Së dyti, dinjiteti dhe kultura njerëzore e banorëve të këtyre trevave është fyer drejtpërdrejtë përmes këtij projekti, sepse, pos cilësisë së diskutueshme, “stomat” në rrugë krijojnë perceptimin se banorët e këtyre viseve nuk njohin dhe aq më pak nuk respektojnë ligjet e komunikacionit rrugor, si dhe organet përkatëse që vëzhgojnë respektimin e tyre.

Së treti, përfundimisht, nëse këto pengesa vazhdojnë të qëndrojnë pafundësisht në këtë rrugë, atëherë ky projekt mund të klasifikohet si “projekti i stomave” dhe, krahas kësaj, “projekti i fyerjes së kulturës së përgjithshme të kësaj treve”. Ne besojmë në rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, si dhe në organet kompetente. Ata që nuk i respektojnë ato, duhet të ndëshkohen me forcën e ligjit dhe jo me forcën e “stomave”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.