UBT

Drita tregon forcën e saj, mposht Malishevën e papërshtatshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në javën e 21 në stadiumin “Liman Gega”, Drita ka arritur të mposht skuadrën e e papërshtatshme Malishevën, me rezultat 1-2, duke treguar forcën e saj për javët e ardhshme. Drita më lehtë se që është pritur ka mposht Malishevën e cila po lufton për ekzistencë, ndërsa me këto tri pike “bardhekaltërit” mbesin në krye të tabelës së klasifikimit.

Golin e epërsisë në këtë ndeshje e ka shënuar Marko Simonovski në minutën e 50-të, i cili shënon me kokë pas krosimit të Ajzerajt, duke sjellur Dritën në epërsi 0-1.

11 minuta më vonë, mbrojtësi Dumani shkakton ndërhyrje të pa lejuar në zonë në Astrit Fazliun, dhe me ndihmën e VAR-it akordohet penallti.

I pa gabuar nga pika e bardhë ishte Astrit Fazliu, dhe dyfishon epërsinë në 0-2.

Fundamenti

Vendasit arrijnë të ngushtojnë rezultatin në minutën e 82-të, nëpërmjet Marc Oliver i cili nga 12 metra me gjuajtje precize e le të shtangur portierin Maloku.

Pas 90 minutave, trajneri Ardian Nuhiu, deklaroi. “Jam i kënaqur me fitore, Malisheva është skuadër e fort. Futbollistët treguan karakter, ndërsa i falënderoj tifozët që na kanë mbështet në këtë ndeshje të rëndësishme”.

Pas 21 javëve, Drita ka tubuar 41 pikë, ndërsa të dielën në Gjilan zhvillon ndeshjen derbi me Ballkanin e Suharekës./rajonipress/