Artana e kënaqur me rendimentet e grurit
Gjilan – Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq vizitoi bujqit në fshatin Koretisht në Komunën e Novobërdës ku momentalisht po zhvillohen korrje-shirjet e grurit.
Ai me këtë rast ka biseduar me qytetarët, ku kanë theksuar se rendimentet këtë vit janë të kënaqshme, sepse edhe kushtet klimatike kanë qenë shumë të mira dhe i janë përshtatur zhvillimit të këtyre drithërave. /rajonipress/


