Eko Higjiena

Policia e Kosovës mbanë ligjërata vetëdijësuese në shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe serbe të Kllokotit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës njësiti i Policisë në Komunitet ka mbajte ligjërata vetëdijesuese “Siguria e qarkullimit të këmbësorëve në trafik“ në shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe serbe të Komunës Kllokot.

Ligjëratat janë mbajtur në fshatin Verbovc dhe Kllokot në shkollat e nacionalitetit serb, ku pjesëmarrës kane qene 38 nxënës nga klasa e III-VII ndërsa me 15.02.2022 ligjërata është mbajtur ne shkollën shqipe të fshatit Mogillë, ku pjesëmarrës kane qenë 30 nxënës të klasave I-IV.

Eco Higjiena

Bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyeshëm si me stafin arsimor të ciklit të ulët, ashtu edhe me nxënësit të cilët gjate gjithë kohës kanë përqendruar vëmendjen e tyre në ligjëratë.

Policia e Kosovës është e përkushtuar të vazhdoj edhen me projekte tjera edhe në te ardhmen, për të mirën e komuniteteve që jetojnë në Komunën e Kllokotit ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/