Hidromorava

Trojë e lirisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Poezi nga Atdhe Geci

Në Trepçë është palca e Kosovës
qenia që t´ardhmen na përcakton
le të çmendet tigri i luftës e lufta
Trepça dardane, Ilirinë s´e mohon.

Në të dielat e arit dhe të argjendit,
në të hënat e shiut dhe t´metaleve
u vetëlindë zinku, plumbi dhe ari
dhe kristalet me florire të Trepçës

Mobi Casa

Hapeni ballinat e faqeve të tokës
të shihni feldspathet, e manganin,
në të reshurat midis vullkaneve
u vetëlindë ari, Trepça dhe opali

Qahen thëngjillet, floriret e tokës,
qahet humusi, Ibri dhe molibdeni
betejat me hartat serbe vazhdojnë
të vrasin Kosovën, Trojën e lirisë!

Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke
Trepça e Kosovës prindin e di,
Në Trepçë Kosova e ka një emër.
Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!