Ndërron jetë Skender Selmani njeriu që një jetë ja fali futbollit
Sot në moshën 63 vjeçare ka ndërruar jetë, Skender Selmani, i cili gjatë jetës së tij kreu shumë funksione në futbollin e Kosovës. Selmani është njëri ndër kontribuuesit më të mëdhenj të futbollit në Kosovë gjatë periudhave më të vështira të futbollit Kosovar.
Selmani ishte anëtar i kryesisë së FFK në vitet 1991-95, nënkryetar i gjyqtareve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave në Republikën e Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativë të ndeshjes Kosovë – Shqipëri me 14 shkurt 1993.
Selmani gjithçka dha nga vetja në mënyrë financiare për të mirën e futbollit. Skender Selmani i cili për shumë kohë jetoj e veproj në shtetin e Gjermanisë, me shumë kërshëri të madhe ka përcjellur të arriturat e futbollit Kosovar, poashtu Selmani ishte edhe një kritik i madh për të mirën e futbollit të Kosovës.
Miku i Skender Selmanit, ish – gjyqtari i mirënjohur Kosovar, Nexhmedin Bunjaku, ka përkujtuar shokun e tij. “Skenda ishte një njeri i cili tërë jetën i’a kushtoi futbollit në kohërat më të vështira kur pushteti Serb kishte uzurpuar stadiumet e Kosovës.
Skenda ishte njeriu i parë që ju kundërvu këtij sistemi, ai përpos me punën e tij profesionale që dha kontribut të madh për futbollin në asnjë moment nuk u kursye edhe në anën financiare vetëm që të ketë prosperitet futbolli. Skenda e deshi shtetin e Kosovës i cili jetojë që futbolli të jetë në piedestalet më të larta evropiane.
Pusho i qetë Skendo, ju një jetë që e patët ja dhatë futbollit e shtetit të Kosovës”. Për varrimin e Skender Selmanit, familjarët kanë bërë të ditur se do të informohen me kohë, ndërsa varrimi do të behet në Mitrovicë.


