Drita e Gjilani në hallë me stadiumin e qytetit
Zvarritja e stadiumit të qytetit në Gjilan dy klubeve më të mira në futbollin e Kosovës Dritës e Gjilanit është duke ju sjellur probleme të mëdha në garat e tyre.
Stadiumi i qytetit vetëm e ka emrin stadium ndërsa nuk përket aspak me stadiumin ku futbollistët munden ti zhvillojnë garat e tyre.
Dy skuadrat kanë investuar mbi 20.000 mijë euro për zhveshtoret e improvizuara nën shkallët e stadiumit pasi që “shtëpia” e stadiumit ku ishin të vendosur zhveshtoret dhe zyret e tyre pritet të rrënohet, edhe pse kjo ishte paraparë që në fillim të tetorit të ndodhë por nuk ka ndodhur ende.
Zhveshtoret e improvizuara janë pa ajrim, por mbi të gjitha shkallët e improvizuara janë tejet të rrezikshme për futbollistët , këto zhveshtore i ka vërshuar uji duke ju bë dy klubeve të pamundur aktivitetin e tyre ndërsa punëtorët e dy klubeve vazhdimisht me kova duhet ta largojnë ujin nga zhveshtoret e improvizuara , nga të gjitha këto mundet të shfaqen edhe sëmundje të ndryshme tek punëtorët e dy klubeve dhe të futbollistëve.
Dy skuadrat janë të detyruara që ndeshjet e para t`i zhvillojnë jashtë qytetit të tyre për shkak stadiumi nuk i përmbushë nevojat elementare të klubeve.
Shtrohet një enigmë e madhe qyteti i Gjilanit ka apo nuk ka stadium, a interesohet ndokush për kushtet e shëndetin e këtyre futbollistëve, t`ju përkujtojmë se dy klubet e qytetit të Gjilanit mbajnë primatin e parë në futbollin e Kosovës me kualitet, investime e rezultate, por me stadium jemi më poshtë se të fundit, këtë qyteti i Gjilanit tifozët “Intelektualët” e “Skifterat” nuk e meritojnë, por në këtë vend gjithçka po dështon. /rajonipress/




