UBT

Shkolla “Nazim Hikmet” nga Doberçani nënshkruan marrëveshjen e binjakëzimit, me shkollën “Şehit Oğretmen Hasan Akan ilkokulu” nga Stambolli i Turqisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Javën që lamë pas, shkolla “Nazim Hikmet” nga Dobërçani ka nënshkruar marrëveshjen për binjakëzim me shkollën “Şehit Oğretmen Hasan Akan ilkokulu” në Stamboll/ Turqi.

Përmes këtij binjakëzimi, shkolla mike e Turqisë do të ndihmojë shkollën “Nazim Hikmet” në Dobërçan, si në infrastrukturë, ashtu edhe në shkëmbimin e përvojave të cilat kanë për qëllim forcimin e lidhjeve reciproke dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

Mobi Casa

Marrëveshja për binjakëzimin e shkollave është nënshkruar në mes të Koordinatorit për Sigurimin e Cilësisë në shkollën “Nazim Hikme” Dobërçan, Rexhep Arifi, i cili ishte i deleguar me këtë detyrë nga drejtori i shkollës, Fadil Shabani, si dhe drejtoreshës së shkollës “Şehit Oğretmen Hasan Akan ilkokulu”, Füsun Kubilay, e cila ofroi mbështetje të pa rezervë në realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet dy shkollave në të ardhmen.

Në kuadër të bashkëpunimit me shtetin mik të Turqisë, shkollës “Nazim Hikmet” në Dobërçan, disa javë më parë i janë dhuruar tri tabela të mençura/smartboard nga Ministria e Arsimit e Turqisë, të cilat po e lehtësojnë tej mase realizimin e procesit mësimor si për nxënësit, ashtu edhe për mësimdhënësit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.