Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, në fshatin Karaqevë
Kamenicë – Në vazhdën e veprimeve hetimore nga ana e Policisë së Kosovës-Drejtoria Rajonale, Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me prokurorinë e shtetit, mbrëmë me datë: 06.02.2022, pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale, është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër që dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme konkretisht të “Organizimit të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm” në fshatin Karaqevë e Ultë, rasti është iniciuar më: 15.12.2021.
I dyshimti G. H.(1994) është arrestuar nga ana e hetuesve rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë, Gjilan pasi që i njëjti ishte në kërkim policor.
Pas intervistimit të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vazhdim e sipër dhe në kërkim edhe të dyshuarve tjerë.
Të gjitha veprimet hetimore janë duke u bërë në koordinim me Prokurorinë Themelore, Gjilan njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/


