Gjilani në fund të ndeshjes mposht Dukagjinin për të marrë “vizën” e çerekfinales
SC Gjilani në fushën me bari sintentik në Gjilan, ju deshtë që në minutat shtesë të ndeshjes ta mposht Dukagjinin në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës me rezultat 2-1.
Pas rreth dy muajsh të pushimit dimëror është rikthyer futbolli në Kosovës, ku Gjilani me mjaft vështirësi arriti ta mposht Dukagjinin.
Futbollisti më i mirë në futbollin e Kosovës, kapiteni Gerhard Progni, në minutën e 23 nga 16 metra gjenë këndin e majtë të poshtëm të portierit mysafirë Muhaxhirit duke kaluar skuadrën e tij në epërsi në 1-0.
Mysafirët arritën të barazojnë në minutën e 39-të, pas mos marrëveshjes në mes portierit Koliqit dhe mbrojtësit Prekazi i cili ky i fundit tund rrjetën e portierit të tij 1-1.
Futbollistëve të Gjilanit ju deshtë mund i madh për të fituar edhe pse kishin disa raste ata nuk arritën të mposhtin Muhaxhirin e mysafireve.
Golin e fitores në këtë përballje e shënon në minutën e 91-të, Elton Cale i cili e dërgon në garat e çerekfinales skuadrën e tij./rajonipress/

