Uji Dea

Valmir Sulejmani debuton me gol te Ingolstadti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sulmuesi kosovar Valmir Sulejmani ka pasur debutim ëndrrash te Ingolstadti.

Skuadra e tij fitoi thellë, 5:0, ndërsa Sulejmani e realizoi njërin prej golave.

Ingolstadti të premten mbrëma e mposhti Nuernbergun në udhëtim me rezultatin e lartë. Ndeshja i takoi xhiros së 21-të të Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Fundamenti

Sulejmani në lojë hyri në minutën e 73-të, ndërsa realizoi gol të bukur për 5:0 në minutën e 80-të.

Ai është transferuar ditë më parë nga Hannoveri.

Visar Musliu kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Ingolstadti, që mori tri pikë të rëndësishme në garën për ekzistencë.