Në Viti lokalizohet një minahedhës kundër tankeve
Gjilan – Në rrugën “Agim Ramadani”, në Viti, Policia e Kosovës, nga Stacioni Policor i Vitisë kanë pranuar një informatë nga Ankuesi shqiptar Shtetas i Kosovës se derisa ishin duke punuar në një oborr që e kishte blerë kohë më parë, ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka dalur ne vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar vendin e ngjarjes.
Rreth orës 14:00, në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi për deminim i FSK-së dhe KFOR-it, të cilët e kanë tërhequr mjetin që dyshohet se mund të jetë “predhë e minahedhësit kundër tenkave” dhe e kanë dërguar për shkatërrim në një vend të sigurt.
Rreth orës 14:15 njësitet patrulluese të Policisë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin plotësohet një shënim policor ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/


