UBT

Kanosje e vrasje në tentativë në Gjilan, arrestohet i dyshuari

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës është informuar për një incident që ka ndodhë pas mesnate në një diskotekë këtu në Gjilan. Gjithçka ka ndodhur në diskotekën “Stop”.

Nga hetimet e para ne vendin e ngjarjes dyshohet se në diskotekën “Stop” pas problemeve të cilat ka shkaktuar brenda, sigurimi i diskotekës e nxjerr jashtë L.U., shqiptar shtetas i Kosovës, i njëjti duke mos u pajtuar me këtë veprim të sigurimit merr në veturë një thikë dhe sulmon pjesëtarin e sigurimit Xh. S. i cili nxjerr një armë të tipit CZ99 prodhim Jugosllav dhe dyshohet se ka shtënë njëherë në ajër dhe njëherë e qëllon në këmbë viktimën i cili është dërguar për tretman në Spitalin Regjional të Gjilanit.

ARKATANA

Arma e përdorur dhe karikatori me një fishek është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, Xh.S. ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa ndaj personit L.U. për ushtrohet kallëzim penal “Kanosje” në procedurë të rregullt njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/