RP

KPF-ja në Viti shqyrton raportin financiar: Buxheti për janar-shtator ekzekutohet 96.99%

/ 3 minuta lexim

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Komunën e Vitisë ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt, ku janë shqyrtuar çështje financiare, propozim-vendime dhe tema të tjera me interes për qytetarët.

Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesi Bekim Azizi, i cili në fillim i ka njoftuar anëtarët për vlerësimin e ligjshmërisë së dokumenteve të shqyrtuara paraprakisht nga KPF-ja dhe më pas nga Kuvendi Komunal i Vitisë.

Një ndër pikat kryesore të diskutimit ishte raporti financiar për periudhën janar-shtator 2026, i prezantuar nga drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti.

Fundamenti

Sipas pasqyrave financiare, gjatë kësaj periudhe Komuna e Vitisë ka inkasuar 1.115.746,64 euro të hyra vetanake, ndërsa shkalla e inkasimit, në raport me planifikimin vjetor, ka arritur në 86,18 për qind.

Ndërkaq, buxheti i alokuar nga granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet ka qenë 16.760.026,88 euro. Prej kësaj shume, shpenzimet kanë arritur në 16.255.876,45 euro, që përfaqëson një shkallë të ekzekutimit të buxhetit prej 96,99 për qind të mjeteve të alokuara për periudhën raportuese.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar edhe propozim-vendimin për miratimin e raportit të vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe dëmet e tjera në territorin e komunës, si dhe propozimin për mbështetjen institucionale të një projekti investues në fushën e teknologjisë së informacionit dhe infrastrukturës së të dhënave në Sllatinë.

Në rend dite ishin edhe propozimi për ngritjen e obeliskut kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Verbanit, plani komunal për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve për periudhën 2026–2028, si dhe informata për ndarjen e subvencioneve nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport gjatë vitit 2026.

Në këtë mbledhje, në emër të ekzekutivit komunal, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i cili u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të komitetit.

Me pajtimin e anëtarëve, jashtë rendit të ditës janë shqyrtuar edhe dy propozime që lidhen me nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e San Cosmo Albanese dhe autorizimin e kryetarit të Vitisë për zhvillimin e këtij bashkëpunimi.

Sipas njoftimit, shumica e pikave të rendit të ditës janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.