22 aktakuza të ngritura për drogë, dhuna në familje dhe vepra tjera penale
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:
Gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”./rajonipress/


