ARKATANA

Mbahet ndeshja reviale në shenjë të përkujtimit të Agim Shkodrës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në temperaturat e ftohta dhe me reduktimet e rrymës në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti”, është mbajtur një përkujtim me një ndeshje të hendbollit për nder të ish-hendbollistit e trajnerit të njohur Agim Shkodra i cili para dy vitesh kishte ndërruar jetë.

Në këtë përvjetorë të ikjes në amshim të Agim Shkodrës ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili e lartësoi lart punën e veprën e Agim Shkodrës. Në prezencën e shumë hendbollisteve e hendbollistve të gjeneratave të ndryshme, u zhvillua një ndeshje reviale hendbollistike për të përkujtuar veprën e ish-hendbollistit, trajnerit e Përzgjedhësit të Kosovës, Agim Shkodrës.

Në këtë përkujtim u panë edhe lotët tek shumë hendbolliste e hendbollist për mungesën e bashkëlojtarit e trajnerit të tyre, Agim Shkodra, i cili me punën e tij ka arritur rezultate kulminante. Arblind Shkodra, djali i Agim Shkodrës, lidhur me përkujtimin për prindin e tij ka deklaruar.

FIDANISHTJA

“Jam shumë krenar që sot shumë hendbollist e hendbolliste po nderojnë veprën e babit tim i cili një jetë të tërë ja kushtoi hendbollit. Jemi të nderuar si familje që prezenca e juaj, na ka bërë të ndihemi krenar me prindin tone, Babi ishte i juaji, ai jetën e tij e kaloi me ju, ndau të mirën e të keqën me ju, gëzimin e hidhërimin, lotët e gëzimit e të hidhërimit. Në emër të familjes i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, që me ardhjen e tyre na bën këtë përvjetor me të lehtë”.

Agim Shkodra ishte njëri ndër portierët më të mirë të Kosovës, ai mbrojti ngjyrat e Bozhurit, Dritës e Besës, ndërsa ishte trajner në dy konkurrencat tek Drita, ishte trajner i Vushtrrisë dhe Prishtinës./rajonipress/