HW

Blick: Albian Hajdari e lë Zvicrën për Kosovën

/ 2 minuta lexim
HW

Qendërmbrojtësi Albian Hajdari duket se ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

Ylli i Hoffenheimit ka ndjekur rrugën e Leon Avdullahut, për t’u bërë lojtari i radhës që do të mbrojë fanellën dardane.

Siç raporton gazeta e madhe zvicerane “Blick”, Albian Hajdari ka vendosur përfundimisht t’i bashkohet Kosovës.

“Pas largimit të Eman Kospos dhe Leon Avdullahut, një tjetër talent zviceran po e ndryshon kombëtaren. Pavarësisht disa thirrjeve të kombëtareve, Albian Hajdari e ka zgjedhur Kosovën”, njofton “Blick”.

FIDANISHTJA

Gazeta zvicerane ndër të tjera shton se Hajdari e refuzoi ftesën e Zvicrës në muajin shtator shkaku që po përshtatej te Hoffenheim, kurse tani do ta mbrojë fanellën e Kosovës.

“Në shtator, Albian Hajdari donte të fokusohej në rolin e tij te Hoffenheim. Pas tre paraqitjeve, 22-vjeçari gjithashtu dëshiron të luajë në kualifikueset e Kupës së Botës. Këtë herë, sidoqoftë jo te Zvicra, por për Kosovën. Vendimi është marrë plotësisht nga Hajdari”.

“Për dallim nga Avdullahu, çështja e Hajdarit është më e dhimbshme për Federatën Zvicerane. Ish lojtari i Luganos është ftuar disa herë nga Murat Yakini në ekipin A”.

Mbetet të shihet nëse Hajdarit do t’i kryhen dokumentet me kohë për ta përfaqësuar Kosovën qysh në ndeshjet e tetorit, ndaj Sllovenisë dhe Suedisë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.