UBT

Polisat e sigurimeve për bashkatdhetarët – tash edhe në internet

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Pas takimeve që Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, pati me bashkëkombësit shqiptarët që jetojnë në diasporë, ai u takua edhe me Rrahim Pacollin, Kryetarin e Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, njofton Klan Kosova.

Ata u dakorduan që nga 20 korriku, e hënë, shqiptarët që jetojnë në diasporë do të mund të pajisen online (përmes internetit) me polisën e sigurisë për të hyrë në Kosovë.

Mobi Casa

Diaspora shqiptare është ankuar vazhdimisht në pritje të gjata në kufi për të marrë polisën e sigurimeve gjatë periudhës verore kur shumë prej tyre kthehen në Kosovë.

Kadri Veseli dhe Rrahim Pacolli janë takuar edhe vitin e kaluar në të njëjtën kohë kur e patën zvogëluar shumën e polisës së sigurisë për 50%.