Në Artanë shpërthen një mjet eksplodues
Gjilan – Derisa ankuesi mashkull shqiptar ishte duke pastruar oborrin e një shtëpie të pa banuar në Artanë, në momentin kur kishte ndezur disa mbeturina, aty kishte shpërthyer një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granat dore.
Në momentin e shpërthimit ankuesi ishte larg zjarrit dhe nuk ka pësuar lëndime. Në lidhje me rastin është njoftuar njësiti për deminim i FSK-së njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


