UBT

Kasami kontribuon me gol, Baseli fiton dhe kalon tutje si lider i grupit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Baseli ka siguruar kalimin tutje në Ligën e Konferencës, si lider i Grupit H, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në grup, Baseli fitoi pastër ndaj Qarabagut.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “St. Jakob-Park”, ka përfunduar me rezultatin 3-0.

Uji Dea

Arthur shënoi dy gola në fitoren e zviceranëve, kurse Pajtim Kasami një tjetër.

Kasami luajti tërë ndeshjen, teksa Edon Zhegrova u zëvendësua pas pjesës së parë.

Baseli si lider me 14 pikë kalon në 1/8 e finales, kurse Qarabag kalon në 1/16 me 11 pikë nga pozita e dytë. /Zeri.info