Drita shkëlqen në “Fadil Vokrri” duke marrë tri pikë
Në javën e 17-të, në Superligën e Kosovës në futboll, Drita në stadiumin “Fadil Vokrri”, në derbin e javës kundër Prishtinës, me plot meritë ka arritur të merr tri pikë të mëdha drejt kreut të tabelës duke mposhtur Prishtinën me rezultat 0-1.
Autor i golit të vetëm ishte qendërsulmuesi Simonovski në minutën e 36-të, pas harkimit të Mujës, Simonovski gjendet mjaft mirë në zonë i cili me kokë mposht portierin Betim Halimin e Prishtinës.
Futbollistët e Dritës kanë mundur shumë lehtë të përfundojnë ndeshjen në pjesën e parë por Ajzeraj e Simonovski të pa penguar nuk arritën të gjejnë rrjetën e Prishtinës.
Rastin e vetëm në pjesën e parë vendasit e patën në minutën e 45-të, Otto John i vetmuar gjuan por Maloku shpëton rrjetën e tij.
Edhe në pjesën e dytë futbollistët e Dritës ishin më të mirë nga gjysmë rastet duke rrezikuan portën e portjerit Halimi.
Rastin më ideal për të barazuar rezultatin e patën në minutën e 60-të, Endrit Krasniqi i cili gjuan fuqishëm nga 25 metra nga gjuajtja e lirë por Maloku me mund të madhë shpëton portën e tij.
Me këtë fitore, “bardhekaltërtit” e Dritës kanë grumbulluar 31 pikë duke u pozicionuar në pozitën e tretë me dy pikë më pak se Ballkani.
Në javën e ardhshme, Drita është nikoqire e Ulpianës në Gjilan./rajonipress/


