Hidromorava

Gjilani në fund të ndeshjes tregon forcën e saj

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në javën e 17-t,ë Gjilani si vendas ka mposhtur skuadrën mysafire Malishevën me rezultat 3-1.

Futbollistët e Gjilani edhe pse ishin me një futbollist më shumë në fushë që nga fillimi i pjesës së dytë, për shkak të përjashtimit nga loja të futbollistit Muhamet Hysenit në fund të pjesës së parë u ndëshkuam karton të kuq, me mjaft vështirësi arritën fitoren.

Mysafirët ishin të parët që arritën në epërsi në minutën e 11-të Hasan Hyseni me mjeshtri mposht Koliqin për rezultatin 0-1.

Kapiteni Gerhard Progni në minutat shtesë të pjesës së parë arrin të barazon në 1-1, duke mposhtur portierin Gashi.

Hidromorava

Në pjesën e dytë zëvendësuesi Keita Rezak në minutën e 73-të, arrin ta sjell skuadrën e tij në epërsi në 2-1.

Ndeshjen e vulos Albert Dabiqaj i cili shënon golin e qetësisë në minutën e 82-të.

Gjilani me këtë fitore shkon në kuotën e 32 pikëve, ndërsa ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor e zhvillon në udhëtim me Ballkanin./rajonipress/