Aksidentohen dy vetura në Hogosht të Kamenicës, lëndime pësojnë gjashtë persona
Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime në Hogosht të Kamenicës.
Deri te aksidenti besohet se ka ardhë si pasojë e mos mbajtjes së anës së djathtë dhe vozitjes së pakujdesshme nga vozitësi i veturës me targa regjistrimi 06, ku ka goditur veturën me targa po 06 me vozitës shqiptar.
Lëndime pësojnë gjashtë persona që ndodheshin në automjete, ndihma mjekësore u është ofruar në QE mjekësore në Gjilan fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë. Rasti procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


