Fundamenti

Gjilani e Drita improvizojnë zhveshtoret nën-shkallët e stadiumit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas një pune tejet të lodhshme dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, FC Drita e SC Gjilani, për shkak punimeve të stadiumit dhe shumë shpejt pritet rrënimi i shtëpisë ku ishin vendosur tani e një kohë të gjatë, dy klubet janë transferuar nën shkallët e stadiumit në anën perëndimore duke improvizuar zhveshtoret e tyre.

Edhe pse është bërë një punë tejet e mundimshme nga këto dy klube është arritur që për një kohë të zgjidhin problemin e tyre.

Mobi Casa

Siç merret vesh dy skuadrat së bashku kanë investuar mbi 15 000 euro për rregullimin e zhveshtoreve duke rregulluar nyjet sanitare, dhomat e konferencave, dhomat administrative, dhomat për arbitra, dhomat për larje të rrobave të futbollistëve. dhomat për mysafirë e gjëra tjera për nevojat e tyre. Se sa do të qëndrojnë në këto zhveshtore të improvizuara mbetet të shihet dinamika e punimeve të stadiumit./rajonipress/